
Dëshira për tu rikthyer në elitën e futbollit anglez dhe atij europian i ka vënë në lëvizje drejtuesit e Arsenalit në lidhje me merkaton e janarit.
Objektivi i ‘’ Topchinjve ‘’ është fitimi i Champions Leagues dhe sigurisht dominimi në Angli, në kompeticionet pjesëmarrëse.
Sulmi është reparti ku Mikel Arteta do të pretendojë përfocime dhe tanimë në mendjen e tij janë katër emra. I pari është Lautaro Martinez.
Argjentinasi preferohet nga spanjolli , i cili po lë gjurmë ndër vite me Interin dhe konsiderohet një sulmues ideal për objektivat e kryeqytetasve.
Edhe Victor Osimhen është një ndër emrat më të lakuar në kontinentin e vjetër, sulmues i cili kontriboi në suksesin e Napolit sezonin e shkuar .
Nigeriani e ka treguar se mund të dëmtojë çdo rival në repartin e avancuar, për të cilin natyrisht londinezët do të kenë një sfidë të ashpër përpara.
Bashkombasi Victor Boniface nuk mbetet prapa, i cili po zhvillon një sezon spektakolar me Bayer Leverkusenin.
16 gola dhe 8 asiste në 23 sfidat e fazës së parë të sezonit e shëndërrojnë në një ndër më të rrezikshmit në qarkullim dhe 13 herë kampionët e Premier Leagues vijojnë ta analizojnë me kujdes për fazën vendimtare të sezonit.
Momentalisht i preferuari i numrit një të stolit është Ivan Toney i Brentfordit. Anglezët kanë përcaktuar 100 milionë euro në sajë të kontributit të deritanishëm edhe pse kjo skuadër renditet në një pozicion jo komod në Premier League.



