Barcelona akord me Bernardo Silvan

Barcelona akord me Bernardo Silvan

  Barcelona ka hedhur një hap tjetër të rëndësishëm në merkato .

‘’ Los Cules ‘’  kanë arritur akordin verbal me Bernardo Silvan për transferimin në ‘’ Camp Nou ‘’ për katër sezonet e ardhshme .

Sipas Nicolo Schiras , spanjollët janë shumë optimistë për mesfushorin por do ti duhet të bindin drejtuesit e Manchester City-t me anë të një oferte prej 60 milionë eurosh.

Duhet kujtuar se kontrata e ishi-t të Monacos me ‘’ The Citiziens ‘’ përfundon në 2025-sën dhe bardhekaltërit kanë përcaktuar një klauzolë prej 80 milionë eurosh .

Gjithçka duket e përfunduar  dhe një aspekt që e përforcon transferimin drejt Katalunjës është se vetë Bernardo Silva është shprehur pro ndërrimit të ambjentit, tek një ekip që po rifiton vlerat e humbura gjatë sezoneve të fundit dhe njëkohësisht konsiderohet një ndër më të frikshmit në lidhje me të ardhmen.

Xavi Hernandez ka arritur të formojë një grup shumë ambicioz dhe cilësor dhe duhet parë puna e drejtuesve gjatë një merkatoje e cila vijon tejet e vrullshme dhe si gjithmonë me shumë surpriza.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy