
Së fundmi Harry Kane është vënë në krye të merkatos . Anglezi vijon të pretendohet nga Barcelona, Real Madridi , Manchester United dhe Manchester City . Janë bardhekaltërit ato që janë disi më të avantazhuar për bomberin anglez për shkak të momentit në të cilin ndodhen . Nuk ka asnjë dyshim se shtatlarti i Tottenhamit është një nga më të mirët në pozicionin e tij dhe do të ketë përpara një verë shumë të nxehtë në lidhje me ofertat .
Eksperienca tek Tottenhami i ka krijuar bindjen ‘’ Uraganit ‘’ se nuk duhet të humbasë më kohë në ‘’ White Hart Lane ‘’. Traineri Pep Guardiola është shprehur shumë i gatshëm për ta pritur siç e meriton në ‘’ Etihad Stadium ‘’ për faktin se është një garanci për të ardhmen e ‘’ The Citiziens ‘’ :
“ Do të më pëlqente një lojtar si Kane . Arritjet e tij janë të jashtëzakonshme . Në të kaluarën kam patur fatin të shijoj lojtarë si Messi , Eto’o apo Henry tek Barcelona dhe Harry është një mundësi reale për City-n ‘’ , theksoi 50 vjeçari .
Më tej ai analizoi Premier Leaguen për të cilën deklaroi se ekipet aspirues për të fituar tituj duhet të furnizohen me lojtarët e duhur :
“ Në një kampionat si Premier League është e nevojshme që të kesh një ekip solid dhe të gjesh variantet që i nevojiten rrugës drejt suksesit . Për shtimin e produktivitetit duhet të gjesh 3 ose 4 pika referuese me një sasi të konsiderueshme golash ‘’ , duke lënë të kuptohet se 27 vjeçari është profili ideal për projektin e Manchester City-t . Kampionët e Anglisë po përjetojnë një të tashme të mahnitshme sepse do të luajnë edhe finalen e Champions Leagues kundër Chelseat .
Fakti se Manchester City është në këto kushte mund ta bindë sulmuesin e ‘’ Gjelave të Londrës ‘’ për transferimin në ‘’ Etihad Stadium ‘’ ku do të gjente një skuadër yjesh të uritur për sukses dhe do të realizonte objektivin e munguar prej vitesh .



