U luajtën këtë të enjte, katër ndeshje, për play-off dhe play-out. Në grupin A, Veleçiku triumfoi 4-0 ndaj Naftëtarit, ndërsa Valbona mposhti 2-0 Sopotin. Dy skuadrat fituese do të përballen mes tyre, për një biletë në Kategorinë e Parë.
Në grupin B, Pogradeci mundi 3-1 Devollin dhe do të përballet me Labërinë, me këta të fundit që mposhtën minimalisht Butrintin.
Në zonën play-out, Gramshi mundi 4-0 Tepelenën duke siguruar qëndrimin në Kategorinë e Dytë. Tepelena ka edhe një shans për të qëndruar në të Dytën, teksa do luajë me vendin e tretë në Kategorinë e Tretë.



