Duka kujtohet të reagojë për humbjen turpëruese me Kosovën: Ishte thjesht një sfidë miqësore

Duka kujtohet të reagojë për humbjen turpëruese me Kosovën: Ishte thjesht një sfidë miqësore

Presidenti i FSHF-së, Aramand Duka, ka reaguar pas humbjes turpëruese që Kombëtarja shqiptare mori në miqësoren kundër Kosovës.

Përmes një deklarate për mediat, Duka mundohet të justifikohet se kjo ishte thjesht një sfidë miqësore dhe e madhe për të gjithë shqiptarët, çka sipas tij nuk është e nevojshme që të bëhej shkak për anatemime, negativitet dhe baltë.

"E kam jo pak të vështirë të kuptoj, të besoj, e jo vetëm unë, por edhe shumë nga qytetarët e paindoktrinuar dhe pa paragjykime në të dyja anët e kufirit, se si një ndeshje miqësore vëllezërish, të bëhet shkak për anatemime, negativitet dhe baltë nga disa të pa udhë , të cilët kërkojnë me çdo kusht të bëhen “protagonistë” të neveritshëm duke menduar se po i hedhin benzinë një “zjarri” që nuk ekziston aspak. Shqipëria dhe Kosova luajtën thjesht një ndeshje sportive", deklaron Duka.

Megjithatë, Duka ka pranuar se ishte një ditë e errët për përfaqësuesen duke shtuar se pret reflektim nga ekipi që në sfidën miqëore kundër Ukrainës.

"Kjo skuadër ka shumë e më shumë potencial dhe uroj që këtë ta tregojë menjëherë që në ndeshjen e radhës me Ukrainën. Kosova luajti më mirë se ne, dhe për këtë unë i përgëzoj dhe nuk kam pse ta fsheh që jam i lumtur për suksesin e këtij ekipi, si të ishte Shqipëria", vazhdon më tej Duka.

Presidenti i FSHF thekson se Kombëtarja e Shqipërisë ka qenë e hapur për futbollistët e të gjitha trevave shqiptare. "Të gjithë bashkë kemi bërë krenarë çdo shqiptar në çdo cep të globit , me vepra e jo me lehje. Ne kemi lobuar me pasion dhe me fanatizëm që Kosova të ketë këtë federatë që ka edhe sot. Ndaj, një miqësore midis vëllezërish, me çfarëdo rezultati, duhet të na gëzojë të gjithëve më shumë", shprehet Duka.

Sipas tij, kjo është e gjitha, ishte thjesht një miqësore: autokritikë Shqipëria, dhe urime Kosova. Për të tjerat e kam të pamundur të futem në debate me analistë politikë, apo edhe ish-presidentë, që brenda 24 orësh gdhihen trajnerë futbolli, këndej dhe andej kufirit.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy