Juventusi, nis ofensivën për Mikel Oyarzabal

Juventusi, nis ofensivën për Mikel Oyarzabal

Rikuperimi i formës optimale e ka shëndërruar Mikel Oyarzabal në një element shumë të pretenduar në merkato.

Për spanjollin Juventusi ka nisur tratativat për ta patur në organikë duke filluar nga sezoni vijues, skuadër e cila mund ta humbasë Federico Chiesan.

Largimi i golashënuesit mund ti prishë disi ekuilibrat në repartin e avancuar dhe mesfushori i Real Sociedadit ndoshta do të jetë një goditje e qëlluar nga drejtuesit e ‘’ Zonjës së Vjetër ‘’.

 

Drupal Ad

 

 

 

Përshtatja në disa pozicione e bën 27 vjeçarin një element shumë interesant, i cili mund të ketë fatin të përfaqësojë një ndër klubet më të famshëm të Italisë, ish rekordmen i Serisë A në të kaluarën.

Ndërkohë, për ‘’ Los Txiuriudines ‘’ Mikel Oyarzabal mbetet një aset i çmuar dhe zor se mund të largohet nga ‘’ Reale Arena ‘’ nëse torinezët nuk do të ofrojnë një shifër të konsiderueshme.

Italianëve nuk i ka mbetur opsion tjeter veçse të tentojnë deri në ditën e fundit të merkatos për tu përforcuar ashtu siç duhet për sezonin e ri, me objektiv rikthimin tek titujt në Itali dhe jo vetëm.

Mikel Oyarzabal momentalisht është i fokusuar tek Europiani, i cili u fut si zëvëndësues në sfidën kundër Kroacisë, të fituar paster 3-0 nga ‘’ La Furia Roja ‘’ e Luis de la Fuentes.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy