Për herë të parë, trofeu më prestigjioz dhe më i lakmuar nga të gjithë futbollistët dhe ekipet kombëtare, Kupa e Botës ka mbërritur në Shqipëri.
Kupa është shoqëruar nga ish-futbollisti i kombëtares së Brazilit, Zhilberto Silva, i cili e ka fituar me kombëtaren e vendit të tij këtë trofe, dhe në cilësinë e ambasadorit të FIFA-s ka përcjellë mesazhet e bashkëpunimit të lojës së futbollit.



