
Napoli mori një fitore shumë të rëndësishme ditën e sotme, teksa mposhti 4-1 Salernitanën, në një ndeshje ku protagonistë ishin edhe dy shqiptarë.
Fillimisht në minutën e 47-të, Amir Rrahmani shënoi golin e tretë të Napolit në këtë ndeshje, ku pas një asisti të Mertens, e ndal topi në rrjetë.
Vetëm 4 minuta më vonë, Federic Veseli ishte i pafat, teksa shkakton penallti për prekje me dorë dhe ndëshkohet me kartonin e dytë të verdhë, duke u larguar me të kuq.
Në ndeshjet e tjera, Spezia mposhti minimalisht Sampdorian, ndërsa ndeshja mes Torinos dhe Sassuolo u mbyll në barazim 1-1.



