Abilaliaj: Problem vetëm rezultatet, mburremi me mbrojtjen

Abilaliaj: Problem vetëm rezultatet, mburremi me mbrojtjen

Drejtori sportiv i Partizanit, Arbër Abilaliaj, foli për MCN TV, para derbit me Dinamon.

Abilaliaj deklaroi se është i qetë pas mbylljes së merkatos, por shtoi se ka tension, për shkak të rezultateve.

Sipas tij, në katërshe në fund, përveç Egnatias dhe Partizanit, do të jenë edhe Tirana me Vllazninë.

Jam pak i relaksuar pas mbylljes së merkatos, por deri diku i tensionuar përsa i përket rezultateve. Jemi në proces të ri me trajnerin e ri, kemi bërë 2-3 afrime që besoj të jenë edhe për të ardhmen. Shpresoj të kemi të gjithë lojtarët e disponueshëm një herë që dhe trajneri të ketë mundësi zgjedhje. Mburremi me anën defensive tonë, jemi mbrojtja më e mirë në kampionat.

Mba po bën ndeshjen e tij të tretë, Bintsouka i dëmtuar, Skuka tani ka ardhur. Uroj dhe mendoj me atë që po shoh në stërvitje, Shehi do të ketë dy ekipe shumë kualitative. Rastet e krijuara dhe shfrytëzuara po na vënë në siklet. Për momentin mendoj Vllaznia dhe Tirana do të jenë në katërshe.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy