
Presidenti i PSG, Naser-Al Khelaifi theksoi para pak ditës së Neymar do të vijojë të jetë pjesë e PSG-së dhe se nuk asnjë lloj mundësie që ai të largohet në fund të sezonit. Pas këtyre zërave ka ardhur dhe reagimi i sulmuesit Brazilian i cili deklaroi se zërat rreth së ardhmes të tij janë thjeshtë dhe vetëm spekullime të mediave spanjolle. Neymar deklaroi së fokusi i tij për momentin është suksesi në Botëror
“Gjithkush e di se për çfarë kam ardhur këtu, se çfarë dua të bëj, qëllimet që kam. Qëllimi im tani është Kupa e Botës. Nuk është koha për të folur për transferimet. Jam pak i lodhur tani me këto zëra të mediave”, tha Neymar.
Ylli brazilian bëri një sezon të madh tek PSG-ja ku shënoi 28 gola në 30 ndeshje. 26-vjeçari u bë pjesë e PSG-së në merkaton e verës së kaluar duke u transferuar nga klubi i Barcelonës për shifrën rekord të 222 milion eurove.



