Arsyeja pse Fekir nuk u transferua tek Liverpool

Arsyeja pse Fekir nuk u transferua tek Liverpool

 Prej shumë kohësh  mesfushori Nabil Fekir është pretenduar  Liverpooli por   gjatë një interviste për  ‘ Anfield Watch ‘ francezi ka zbuluar arsyen e vërtetë se pse nuk është bërë pjesë e ‘’ The Redsave ‘’.  

Portali i famshëm britanik ka theksuar se operacioni në fjalë ishte praktikisht i mbyllur  , fakt që u konfirmua edhe me mbledhjen me trainerin Jurgen Klopp por gjithçka ka marrë një tjetër rrjedhë për shkak të  agjentit të Nabil Fekir  i cili deklaroi se klienti i tij vuante një dëmtim në kavilje , histori që rezultoi e pavërtetë.   

Megjithatë me kalimin e kohës  28 vjeçari ka arritur të adaptohet shumë mirë tek  ‘’ Los Verdiblancos ‘’ dhe është shëndërruar në një ndër të preferuarit e  Manuel Pellegrinit duke qënë tepër rezultativ për andaluzët. Me mbërritjen në ‘’ Benito Villamarin ‘’ ishi i Lyonit arriti ta kuptojë shumë mirë ideologjinë e teknikut kilian dhe  tashmë konsiderohet një pjesë kyçe e projektit të përpiluar nga drejtuesit  e spanjollëve me në krye 67 vjeçarin .

 Një fakt tjetër i rëndësishëm është se Real Betis do të përfaqësohet në  Uefa Europa League gjatë këtij sezoni dhe ruajtja e organikës  konsiderohet një sukses më vete për  Manuel Pellegrinin sepse  janë këto lojtarë që i kanë mundësuar  kësaj skuadre për të provuar veten në kompeticionin e dytë për nga rëndësia në Europë.  

Ekseperienca e deritanishme e Nabil Fekir në Andaluzi i ka dhënë shansin për tu aktivizuar në 74 ndeshje , në të cilat ka gjetur 12 herë rrugën e rrjetës dhe ka shërbyer me  13 asiste  duke e lartësuar figurën në çdo ndeshje .

 

               

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy