
Fundi i sezonit besohet se do të shoqërohet edhe me finalizimin e etapës së Raphael Varanes tek Manchester United.
Mbrojtësit i skadon kontrata në 30 qershor me ‘’ The Red Devilsat ‘’, për të cilin është interesuar Atletico Madridi.
Traineri Diego Simeone ka kërkuar rikthimin e 31 vjeçarit në La Liga, lajm i raportuar nga ‘ Defensa Central ‘.
Megjithatë, një transferim i mundshëm tek rivalet e qytetit, do të konsiderohej një tradhëti nga ‘’ Galaktikët ‘’.
Vetë presidenti Florentino Perez e ka refuzuar fillimin e një tjetër eksperience në ‘’ Santiago Bernabeu ‘’, sidomos nëse i referohemi moshës së ishi-t të Lens.
Parashikohet se presidenti i ‘’ Los Colchoneros ‘’ Enrique Cerezo të dërgojë një ofertë në adresë të 20 herë kampionëve të Premier Leagues në javët vijuese por s’duhet përjashtuar mundësia e rikthimit të Raphael Varanes tek Lensi, ekip me të cilin e nisi karrierën si profesionist.
Sezoni aktual është i treti për francezin në ‘’ Pallatin e Endërrave ‘’ dhe mbetja e Manchester United jashtë Europës e bën shumë të vështirë qëndrimin e nxënësit të Erik Ten Hag.



