Emiljano Çela: Dorëzohem! Arbitrim tendencioz, nuk di çfarë të bëj dhe kujt t’i drejtohem

Emiljano Çela: Dorëzohem! Arbitrim tendencioz, nuk di çfarë të bëj dhe kujt t’i drejtohem

Trajneri i Flamurtarit, Emiljano Çela, shpërtheu në akuza, pas ndeshjes ku skuadra e tij fitoi miniamlisht ndaj Korabit.

Për MCN TV, Çela deklaroi se arbitrimi ishte tendencioz, ku përmendi një penallti të padhënë.

Nuk mund të lë pa përmendur, pasi ishte një ambient fantastik këtu në Dibër. Ishte një nostalgji për mua. Organizimi i klubit, fusha, tifozeria ishin perfekte. Por unë jam tipi që tregohem i sinqertë dhe jam i drejtpërdrejtë.

Arbitrimi ishte gjatë gjithë kohës tendencioz. Dorëzohem për këtë, nuk flas më. Nuk di çfarë të bëj më, nuk di kujt t’i drejtohem dhe nuk di cili vesh do të më dëgjojë. Ishte një penallti flagrante.

Përsa i përket ndeshjes e futa ekipin në ekuilibër dhe doja të kapja linjat e ndërmjetme. Patjetër që pastaj kërkoja kohën limit të 4-5 sekondave për të bërë mbylljen e aksioneve. Kjo është një fitore e lojtarëve sepse këtë javë kanë pasur ngarkesë. E meritonin që t’iu qeshte buza sot. Treguan karakter dhe personalitet përballë një skuadre shumë të fortë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy