Napoli mendon për Januzaj

Napoli mendon për Januzaj

Mosarritja e akordit mbi rinovimin e kontratës me Real Sociedadin ka prodhuar risi për  Adnan Januzaj . Mesfushori i talentuar  ndiqet me kujdes nga Napoli i cili kërkon ti shtojë organikës një  element që ka spikatur tek një skuadër që meriton respekt si në La Liga ashtu edhe në Europa League . 

Si pothuajse të gjitha tentativat e tjera , bardhekaltërve do ti kushtojë sforco transferimi i 26 vjeçarit sepse kontrata me  ‘’ Txuriurdines ‘’ skadon në 30 qershorin e 2022-shit dhe për më tepër është një lojtar kyç në skemat e Imanol Alguacil.

Megjithatë duke ditur se gjërat vijojnë të qëndrojnë pezull , një ofertë bindëse e Aurelio Di Laurentis mund të ndryshojë rrjedhën e ngjarjeve për belgun që tashmë sipas  ‘ Calciomercatos ‘ ka filluar të bisedojë me italianët për të parë se deri ku mund të arrijë kjo çështje .

Pavarësisht se Napoli ka vuajtur shumë në aspektin e trofeve mbetet një rival shumë i rrezikshëm dhe  është pjesëmarrës i rregullt në Europë , fakt që  favorizon disi çështje të tilla edhe pse është ende herët për të dhënë një verdikt më të qartë .

Me kalimin  në  ‘’ Real Arena ‘’ në merkaton e 2017-tës nga  Manchester United  , Adnan Januzaj shumë shpejt  tregoi se sa vlen dhe u shëndërrua në  një pikë referuese në repartin e avancuar dhe nëse përmblidhet eksperienca e deritanishme , lojtari i lindur në Bruksel ka arritur 19 gola dhe 20 asiste në 141 takime dhe me një shans përpara që s’duhet anashkaluar pa i bërë një analizë të detajuar . 

‘’ Il Partenopei ‘’ mund të dalin të fituar dyfish në këtë operacion , së pari sepse Adnan Januzaj  është një siguri në ofensivë dhe së dyti sepse do ta kryenin me parametër zero duke e shëndërruar  gjithashtu në një ndër transferimet më pikante të merkatos vijuese .

16 ndeshje e deritanishme i kanë dhënë shumë shpejt efektet dhe fakti i të luajturit në një kampionat ndryshe me një rival tejet të fortë me siguri do të marrë konisderatën e nevojshme nga ishi i Manchester United .

 

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy