
Dusan Vlahovic, thuhet se ka arritur marrëveshjen për tu transferuar te skuadra e Paris St. Germain. Megjithatë kundër këtij transferimi kanë dalë tifozët e klubit francez, të cilët kanë shpalosur një banderolë për lojtarin. “Nga Parisi në Prishtinë, kozmopolit dhe krenar. Vlahovic, hajde në Paris dhe do të t’i presim 3 gishtat.”, shkruhet në banderolë. Gjithçka lidhet me një festim të Vlahovic pak kohë më parë, ku pas fitores së kombëtares serbe, u shfaq me një bluzë, ku Kosova përfshihej në hartën e Serbisë. Lojtari nuk u ndal me kaq, teksa festoi edhe me tre gishtat, që u kthye në simbolin e gjenocidit serb në Kosovë në vitet ’90.



