Federata Shqiptare e Basketbollit, ka ndarë një lajm të trishtë për opinionin e sportit në vend. Ditën e sotme është njoftuar ndarja nga jeta e arbitrit të basketbollit, Daniel Aliaj.
Ky i fundit është ndarë nga jeta në moshë fare të re, vetëm 24 vjeç. Lajmi është bërë i ditur nga vetë Federata e Basketbollit, e cila Daniel Aliajn e cilëson si djalë energjik dhe ambicioz.
“Një lajm i trishtë që kurrsesi nuk do donim të ndanim, ndërron jetë Daniel Aliaj në moshën 24 vjeçare.
Dhimbje për familjen, dhimbje për shoqërinë dhe për komunitetin e basketbollit që e njohu së fundmi si gjyqtar.
Djali energjik dhe me shumë dëshirë për të avancuar në gjykimin e ndeshjeve, ambicioz duke ndjekur kolegët e tij më me eksperiencë! Sa shumë kishe për të dhënë akoma Daniel! Qofsh i parajsës , i përjetshëm kujtimi yt”, thuhet në njoftimin e FSHB.



