Liverpooli, ofertë për Nathaniel Brown

Liverpooli, ofertë për Nathaniel Brown

  Ulje-ngritjet e shpeshta referuar prapavijës i kanë vënë në lëvizje drejtuesit e Liverpoolit të cilët duhet të gjejnë domosdoshmërisht zgjidhje gjatë merkatos së verës. 

Transferimi i lojtarëve cilësorë në ‘’ Anfield Road ‘’ mbetet një prioritet dhe traineri Arne Slot tashmë e ka bërë zgjedhjen e rradhës. 

Nathaniel Brown i Frankfurtit po zhvillon një sezon për tu patur zili i cili mund të jetë një ndër blerjet e ‘’ Të Kuqve ‘’ gjatë kësaj periudhe. 

22 vjeçari ka patur një rritje progresive në aspektin e përgjithshëm dhe ky fakt kurrsesi s’mund të anashkalohej nga Liverpooli. 

Ishi i Nurenbergut konsiderohet tejet i shpejtë, deçiziv në prapavijë dhe shumë dinamik. 

Tek një ekip aspirues për fitimin e titujve duhen medoemos ndërhyrje për të mos humbur terren në lidhje me arritjen e objektivave. 

Flitet se marrëveshja mund të arrihet për afro 60 milionë euro dhe në vijimësi pritet një ofertë konkrete nga presidenti Tom Werner. 

3 gola dhe 7 asiste në 30 sfida numëron Nathaniel Brown në sezonin aktual dhe në secilën prej tyre e ka shpërblyer besimin e trainerit Albert Riera.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy