
West Ham ka shtangur Liverpoolin, duke e mposhtur me rezultatin 3-2, në ndeshjen e vlefshme për javën e 11 në Premier League.
Siç edhe pritej, ishte një ndeshje me të vërtetë spektakolare, e cila u zhbllokua që në minutën e katërt, kur West Ham kaloi në avantazh falë autogolit të Alisson. Skuadra e Klopp nuk u dorëzua dhe më minutën e 41 barazoi shifrat me Arnold.
Në të dytën, West Ham shënoi dy herë me Fornals në minutën e 67 dhe Zouma në minutën e 74. Liverpool ngushtoi diferencat në të 83 me Origin, por vetëm kaq. Me këtë fitore, londinezët e kalojnë skuadrën e Klopp edhe në renditje, pasi marrin vendin e 3-të me 23 pikë, 1 më shumë se Liverpool i vendit të katërt.
Në Serie A, Napoli u surprizua në shtëpi nga Hellas Verona. Këta të fundit i morën një barazim 1-1 skuadrës së Spallettit brenda në shtëpi. Giovani Simeone kaloi veronezët në avantazh në minutën e 13-të, ndërsa napolitanët barazuan 5 minuta më vonë me Di Lorenzo. Ndërkaq, Lazio mposhti pa shumë probleme Salernitanën me rezultatin 3-0.



