“Klasikja” e futbollit shqiptar, zbulohen formacionet në Tirana-Vllaznia

“Klasikja” e futbollit shqiptar, zbulohen formacionet në Tirana-Vllaznia

Do të luhet duke filluar nga ora 19:45, ndeshja mes Tiranës dhe Vllaznisë, e cila konsiderohet edhe si klasikja e futbollit shqiptar.

Në fushë zbret Tirana si kryesuese dhe Vllaznia që do të kërkojë të ngushtojë diferencën me kreun. Të dyja ekipet do të kërkojnë me çdo kusht fitoren, për të dalë me maksimumin e pikëve.

Pritet të jetë një sfidë spektakolare dhe e bukur, për shkak të lojës së hapur që të dyja skuadrat bëjnë. Pak minuta para fillimit të ndeshjes, të dy trajnerët kanë bërë publik edhe formacionet zyrtare me të cilët skuadrat do të zbresin në fushë.

Formacionet zyrtare:

Tirana: Bekaj; Toshevski, Behiratche, Hoxhallari, Ismailgeci; Totre, Limaj, Toli; Seferi, Hoti, Xhixha

Trajner: Orges Shehi

Vllaznia: Zogovic; Gurishta, Adili, Fallou, Hakaj; Jonuzi, Krymi; Kruja, Da Silva, Latifi; Aralica

Trajner: Thomas Brdaric

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy