
Kategoria e Parë, luajti këtë të hënë ndeshjet e javës së 10-të, ku nuk munguan surprizat.
Renditja ka pësuar pak ndryshime, me Bylisin që mbetet në vendin e parë, me 26 pikë, i ndjekur nga Elbasani me 22 pikë.
Në vendin e tretë vjen Vora me 19 pikë, ndërsa pesëshja e parë plotësohet nga Apolonia dhe Flamurtari me nga 18 pikë.
Renditja vazhdon me Korabin në vendin e gjashtë me 11 pikë, po aq sa edhe Lushnja e vendit të shtatë.
Ndjekin Kastrioti, Burreli dhe Tomori me nga 10 pikë, ndërsa renditja mbyllet me Besën me 9 pikë dhe Luzi me vetëm 2 pikë.



