Albi Doka ndryshon skuadër, transferohet në Hungari

Albi Doka ndryshon skuadër, transferohet në Hungari

Albi Doka ka ndryshuar skuadër, teksa është larguar nga Kroacia, për të vazhduar karrierën në kampionatin hungarez.

Mbrojtësi i djathtë është zyrtarizuar ditën e sotme te skuadra e Honved, ku do të luajë i huazuar deri në fund të sezonit.

Futbollisti i Shqipërisë, do të provojë të bindë drejtuesit e skuadrës së re, për ta blerë kartonin e tij në fund të sezonit, që zotërohet nga kroatët e Gorica.

Një lëvizje e papritur dhe surprizë kjo e Dokës, me mbrojtësin që kërkon të bjerë në sy në Hungari, për të bërë më pas një tjetër hap të rëndësishëm në karrierë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy