Kessie prioritet për Parisin

Kessie prioritet për Parisin

  Muajt e fundit Paris St Germain e ka konsideruar mesfushorin Franck Kessie si një ndër prioritetet për merkaton vijuese .  24 vjeçari e përfundon kontratën me kuqezinjtë në fundin e këtij sezoni dhe deri më tani nuk ka shfaqur interes për të vijuar rrugëtimin me italianët . 

Pavarësisht sforcos së jashtëzakonshme të drejtuesve të Milanit për të siguruar qëndrimin e ishi-t të Atalantës në  ‘’ San Siro ‘’ , objektivat e këtij të fundit nuk përputhen me këtë skuadër dhe ‘’ Les Pariziens ‘’ kanë një mundësi të artë për ta bërë pjesë të organikës .

Këtë lajm e ka konfirmuar  drejtori sportiv Leonardo gjatë një interviste për të famshmen ‘’ Le Parizien ‘’ ku shpreh dëshirën për transferimin e Frank Kessies dhe se nuk do të dorëhiqet deri në arritjen e kësaj marrëveshje.  Qershia mbi tortë për ish kampionët e Ligue 1 patjetër që do të ishte transferimi i talentit afrikan me parametër zero  dhe nga ana tjetër ky i fundit është i vetëdijshëm se çdo të thotë të përfshihesh në një skuadër yjesh .

Peshorja në këtë rast anon nga Paris St Germain për arsye të potencialit që disponon  presidenti Nasser Al Khelaifi i cili  pas transferimeve të merkatos nuk do ta lërë me kaq sepse pretendon ngjitjen në majën e futbollit të skuadrës së tij .

Në këtë rast Milani nuk mund të bëjë asgjë sepse e ka të pamundur të matet në aspektin ekonomik me Paris St Germain , fakt që mund të ndikojë në largimin e Franck Kessies drejt Francës për t’iu bashkuar  një skuadre që është projektuar për të fituar çdo trofe në një të ardhme të afërt .

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy