
Moderatori Gerti Çarçani, në edicionin e lajmeve në MCN TV, foli për ndeshjen e Shqipërisë ndaj Çekisë në transfertë.
Çarçani deklaroi se duhet kujdes, sidomos në mbrojtje ndaj çekëve, ndërsa shtoi se kundërshtari nuk është aq i frikshëm.
Ai u shpreh besimplotë se Shqipëria nuk humbet ndaj Çekisë, teksa më tej tha se kjo e sotmja dhe ndeshja me Poloninë, janë dy sfidat e jetës për Silvinjon.
Në të tilla sfida, duhet shumë kujdes. Çekia është lidere grupi dhe sot do të kërkojë fitoren ndaj Shqipërisë, për t’i hapur rrugën kualifikimit. Janë dy ndeshjet e jetës për Silvinjon. Janë dy sfidat vendimtare për Shqipërinë, për të përsëritur suksesin historik.
Kemi 6 pikë në dispozicion. Duhet edhe mbështetja e tifozëve. Hall ka qenë porta, por tani me kalimit te Empoli, Berisha është titullar.
Shqipëria duhet të bëjë shumë kujdes. Çëkia është kundërshtar i fortë. Luftën e kemi me ta dhe me Poloninë. Duhet kujdes në mbrojtje.
Gjimshiti dhe Ismajli, kanë përvojën. Janë një dyshe, që administrojnë më mirë qendrën e mbrojtjes. Hysaj ka përvojën e vet, Mitajt i jepet një mundësi. Duhet të gabojmë sa më pak.
Duhet administruar 90 minutëshi. Jemi një skuadër e pjekur. Lojtarët vijnë me minuta në këmbët e tyre. Çekia, është një skuadër fushe për të bërë mirë. Nuk kam frike. Nuk më duket Çekia, niveli i Francës apo Anglisë, që nuk ke çfarë tu bësh. Nuk mund të them se do fitojmë ndeshjen, por jam shpresëplotë që nuk humbasim.
Një rezultat i mirë, gjithmonë vjen kur ke një mbrojtje të mirë. Një mbrojtje e mirë, prodhon një ofensive të mirë.
Kemi një skuadër që nuk jemi rastësisht këtu. E shikoj të vështirë që çekët të na mposhtin sot.



