
Erion Hoxhallari, shënoi golin e parë për Tiranën, në përmbysjen 2-3 ndaj Dinamos.
Pas ndeshjes, mbrojtësi foli për MCN TV, ku deklaroi se gjatë gjithë kohës, skuadra besonte te fitorja.
Që në fund të pjesës së parë kishim besim te fitorja. Edhe pas golit të dytë, sërish besonim te fitorja.
Unë i uroj më të mirën Hasanit dhe Hilës, sa i përket afrimeve, nuk më takon mua, por trajnerit dhe presidentit.
Nuk duhet të mendojmë fundin, por ndeshjen e radhës me Teutën. Kjo na penalizoi në fillim, sa u bë skuadra pretendohet kampionati, ende pa luajtur në fushë.



