
Sulmuesi Alexandre Lacazette është një ndër të shumtit lojtarë drejt përfundimit të kontratës dhe drejtuesit e Arsenalit akoma nuk kanë dhënë sinjale për një rinovim të mundshëm.
Francezi vijon të preferohet sidomos në Spanjë , aty ku do të zhvillohet një duel shumë i fortë ndërmjet Sevillas dhe Atletico Madridit .
Përpos këtyre destinacioneve , së fundmi edhe Lyoni ka shfaqur interes për rikthimin e 30 vjeçarit, ku filloi të tërheqë vëmëndjen .
Alexandre Lacazette ka arritur të lërë shenjë tek ‘’ Topchinjtë ‘’ dhe me të drejtë konsiderohet ndër më të mirët në vitet e fundit dhe tashmë në fazën më kulminante të karrierës ‘’ Los Rojiblancos ‘’ dhe andaluzët kanë shkelur gazin për të firmosur me golashënuesin.
5 gola dhe 5 asiste në 23 ndeshje mund të përkufizohen si sezoni me i dobët i Alexandre Lacazettes në krahasim me të kaluarën por gjithsesi vijon të fitojë terren për një të ardhme ndryshe pas një aktivizimi të reduktuar në skemat e Mikel Artetas .
Pavarësisht se çfarë mund të ndodhë në vijimësi , Alexandre Lacazette tashmë e ka shkruajtur emrin si një sulmues me shumë influence tek ‘’ The Gunnersat ‘’ dhe me eksperiencën në ‘’ Emirates Stadium ‘’ , dera qëndron e hapur për perlën e ofensivës .



