
Pas një sezoni të mrekullueshëm i cili rezultoi edhe me fitimin e Europianit me Spanjën, tek Manchester City ka filluar puna për të rinovuar kontratën e Rodrigos.
Mesfushori është shumë i rëndësishëm për Pep Guardiolan dhe bardhekaltërit duan ta kenë pjesë të tyren përtej 2027-tës.
E famshmja angleze ‘Givemesport ‘ raporton se prioritet për ‘’ Qytetarët ‘’ është qëndrimi i 28 vjeçarit në ‘’ Etihad ‘’, të cilët i tremben interesit të Real Madridit për shërbimet e tij.
Kontrata që i ofrojnë drejtuesit e fituesve në fuqi të Premier Leagues është e vlerfshme deri në 2029-tën, e shoqëruar me faktin e të qënit ndër më të paguarit tek kjo skuadër.
Por ‘’ Galaktikët ‘’ janë një ekip që të befason atëherë kur nuk e pret duke qenë se liderohen nga Florentino Perez, një emblemë e kryeqytetasve, i cili ka bërë gjithçka ndër vite për arritjen e sukseseve.
Për ishullorët qëndrimi i Rodrit do të evitonte gjithashtu përforcimin e një rivali të mundshëm në Champions League në të ardhmen, më i suksesshmi në historinë e këtij kompeticioni, i konsideruar si më i rëndësishmi në kontinentin e vjetër.
Ndërkohë, një ndër elementët edhe tek ‘’ La Furia Roja ‘’ e Luis de la Fuentes ka nisur sezonin e gjashtë me Manchester City-n, një skuadër e cila në vitet e fundit ka bashkjetuar me titujt falë eksperiencës dhe aftësivë të padiskutueshme të Pep Guardiolas.



