Real Madridi, objektiv tek Espanyoli

Real Madridi, objektiv tek Espanyoli

Duke qenë se jemi drejt përfundimit të sezonit, tek Real Madridi ka filluar të punohet me shumë përkushtim për të qenë në lartësinë e duhur gjatë periudhës së transferimeve.

Presidenti Florentino Perez ka qenë gjithmonë në gatishmëri për ta përforcuar ekipin e zemrës dhe gjatë verës sigurisht do të japë maksimumin.

Kuadrati i bardhë do të marrë një fokus të veçantë dhe objektivi tashmë aktivizohet për Espanyolin.

Joan Garcia ka treguar profesionalizëm, edhe pse me vetëm 23 vite mbi supe dhe fakti se pretendohet nga ‘’ Galaktikët ‘’ ja rrit automatikisht vlerat.

Drupal Ad

Siguria e treguar e ka bindur trainerin Carlo Ancelotti se duhet të jetë një ndër portierët e Real Madridit në të ardhmen dhe kjo mundësi s’duhet humbur.

Momentalisht nuk ekziston asnjë shifër në lidhje me këtë marrëveshje të mundshme por nëse negociatat do të përfundojnë me sukses, e ardhmja e Joan Garcias mund të jetë në ‘’ Santiago Bernabeu ‘’.

Deri në këtë moment të karrierës katalanasi i ka qëndruar besnik bardhebluve por përpara një interesi si ai i ‘’ Los Blancos ‘’, tundimi pa dyshim është shumë i madh.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy