
Do të luhen duke filluar nga ora 16:45, dy ndeshjet e fundit për javën e 29-të në Abissnet Superiore.
Partizani pret në “Elbasan Arena” Skënderbeun, në një sfidë ku të kuqtë do të kërkojnë me çdo kusht fitoren, për t’u afruar me vendin e tretë që mbahet nga Kukësi.
Në krahun tjetër, Skënderbeu është me një këmbë në Kategorinë e Parë, por do të kërkojë të bëjë surprizën ndaj Partizanit.
Formacionet zyrtare:
Partizani: Hoxha, Marku, Bitri, Belica, Hadroj, Mala, Rrapaj, Matondo, Cara, Skuka, Stenio Jr.
Skënderbeu: Rexhepi, Frashëri, Shehi, Sadriu, Zguro, Dëumfour, Moraes, Jean Victor, Mara, Pusi, Berisha
Në “Niko Dovana” të Durrësit, Teuta pret Vllazninë. Shkodranët vijnë me moralin e lartë pas kualifikimit në finalen e Kupës dhe do të kërkojnë me çdo kusht 3 pikët. Teuta, kampione në fuqi, ndodhet në pozita aspak komode, shumë afër me vendet e fundit dhe fitorja është detyrim.
Formacionet zyrtare:
Teuta: Qirko, Todorovski, Ivanovic, Jazxhi, Kotobelli, Aleksi, Beqja, L.Vila, E.Vila, Hyka, Hebaj.
Vllaznia: Zogovic, Kruja, Gurishta, Adili, Hakaj, Krymi, Jonuzi, Hoxhaj, Latifi, Aralica, Djurdjevic.



