Newcastle: 300 milionë euro për merkaton

Newcastle: 300 milionë euro për merkaton

Sheiku Mohammed  Bin Salman i ka bërë një tjetër dhuratë Newcastle United në lidhje me merkaton . Miliarderi arab i ka vënë pikat mbi i duke vënë në dispozicion të trainerit Eddie Howe 300 milionë euro për të tentuar afrimin e lojtarëve që konsideron se mund të shërbejnë për ringritjen e bardhezinjve në fazën më vendimtare të sezonit . 

Pavarësisht se janë të fundit në tabelë, mundësitë për të kthyer historinë në favorin e tyre janë të shumta sidomos me goditjet cilësore gjatë dimrit. 

Sipas një interviste  për të famshmen ‘ Amazon Prime Video ‘ ish mesfushori i mirënjohur Joe Cole e ka konfirmuar lajmin  duke e bazuar në faktin se pronarët e rinj të Newcastle United nuk kanë mbërritur në ‘’ St James Park ‘’ për shëtitje por për ti nxjerrë nga gropa e thellë në të cilën kanë rënë anglezët .

Transferimet cilësore do të mbështeten në  katër ose pesë lojtarë që mund të influencojnë në ndryshimin e situatës kaotike tek një skuadër të cilës i ka buzëqeshur fati pikërisht në momentin më të nevojshëm .

Disa nga  lojtarët që janë përfshirë në planet e Eddie Howes janë Luka Jovic , Dusan Vlahovic dhe Osumane Dembele për të cilët e ardhmja në ekipet respektive konsiderohet skeptike .

Favori i madh i Newcastle United është se si asnjë tjetër kandidat do të ketë shansin të shpenzojë për çdo lojtar pa u kursyer sepse të qënit klubi më i pasur në botë ia jep këtë privilegj që mund të konvertohet në suksese të njëpasnjëshme në një të ardhme të afërt .

 

 

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy