Tola: Kombëtarja është rritur në cilësi, por dikur kishte më shumë përkushtim dhe harmoni

Tola: Kombëtarja është rritur në cilësi, por dikur kishte më shumë përkushtim dhe harmoni

Ish-futbollisti Afrim Tola tha në emisionin “Arnautistan” në MCN TV se kombëtarja shqiptare sot është rritur në cilësi, por brezi i dikurshëm i tij ka pasur më shumë përkushtim.

Ai vuri në dukje se kuqezinjve sot u mungon harmonia e dikurshme.

Kombëtarja është rritur në cilësi dhe rezultate. Nuk mund të them që kombëtarja e sotme është më e mirë se e dikurshmja. Ne na mungonin shumë kushte. Sot luhet futboll në çdo fushë të Shqipërisë. Ke fushë në Laç, Durrës, Korçë, Elbasan, Shkodër. Në atë kohë prisnim të binte shi që fusha të ishte pak e shtruar dhe të luanim futboll. Përkushtimi ynë ka qenë më i madh, patjetër. Nuk është akuzë. Kemi pasur harmoni me njëri-tjetrin, që ndoshta kjo i mungon kombëtares sot. Me 70 për qind të atyre unë flas, rri, takohem me familjet. Me vajtjen tonë në Evropian ndodhi diçka shumë e bukur. Por mendonim këtë pjesën tjetër, do vazhdojë kjo ecuri… Këtu ngelëm”.

Tola kujtoi përvojën e tij te kombëtarja si dhe te klubet e Tiranës dhe Partizanit, duke u shprehur se futbollistët dikur ishin më të përgjegjshëm.

E kam shijuar pjesën kur vajta në ekipin kombëtar në 96-ën. Kam bërë rreth 16 ndeshje, u dëmtova në Maltë, këputa ligament menisk, loza edhe dy vjet dhe e mbylla te Partizani. Në kohën tonë ka pasur shumë futbollistë të mirë. Zmijani ka qenë nga mbrojtësit më fantastikë që ka pasur Shqipëria. Derisa kam ndërruar 3-4 ekipe besoj se hyj te të mirët. Kohët kur luanim ne futboll njerëzit kanë qenë më të përgjegjshëm. Kur vishje bluzën e Partizanit dhe Tiranës ishte luks. Gjithmonë kam qenë që kupa të rrijë në Tiranë, ose Partizani ose Tirana. Unë jam formuar të Partizani që 8-9 vjeç. Kam kaluar vitet më të bukura te këto ekipe”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy