
Jerome Boateng u bashkua me francezët e Lyon në merkaton e verës, pasi kishte përfundoi kontratën me Bayern Munich.
Megjithatë sipas asaj që ka zbuluar media gjermane “Bild”, klubi bavarez mund të kishte përfituar 40 milionë euro, nëse do të kishte pranuar shitjen e mbrojtësit gjerman.
Thuhet se francezët e PSG, dy vite më parë bënë një ofertë 40 milionë euro për të marrë shërbimet e futbollistit, por Bayern Munich asokohe e refuzoi këtë.
Një vendim i gabuar mund të quhet ky i drejtuesve, pasi vetëm një vit më vonë, Boateng u largua si futbollist i lirë dhe Bayern nuk përfitoi asnjë qindarkë.



