
Rikthimi i Cristiano Ronaldos në ‘’ Old Trafford ‘’ ka nxitur spastrimet tek Manchester United . Anthony Martial është në listën e të padëshiruarve për Ole Gunnar Solskajer sepse niveli i tij ka shënuar rënie drastike në krahasim me sezonet e kaluara . Uria për sukses e ‘’ Djajëve të Kuq ‘’ është aq e madhe saqë janë të gatshëm të bëjnë gjithçka për tu rivënë në shinat e suksesit . Sipas ‘ Sport 1 ‘’ 20 herë kampionët e Premier Leagues kanë proçeduar shumë shpejt duke përcaktuar shifrën 50-55 milionë euro për largimin e tij nga ‘’ Pallati i Endërrave ‘’.
Për 25 vjeçarin është shfaqur menjëherë një dritë në fundin e tunelit sepse Borussia Dortmundi e vlerëson si zëvëndësuesin ideal të Erling Haaland i cili është më shumë jashtë sesa brenda ‘’ Signal Iduna Park ‘’. Objektivi i anglezëve është rikuperimi i investimit të bërë në verën e 2015-tës , periudhë në të cilën derdhën 60 milionë euro në arkat e Monacos për një lojtar që sapo kishte filluar të marrë famë .
Fillimi tek gjigandët e Premier Leagues rezultoi i duhuri por me kalimin e kohës shkëlqimi në fushën e blertë është zbehur në mënyrë të konsiderueshme duke detyruar Ole Gunnar Solskajer ta anashkalojë golashënuesin .
Me këtë deklaratë kuptohet se ‘’ Verdhezinjtë ‘’ i kanë të gjitha shanset për ta afruar francezin për të cilin do të ishte një shans shumë i mirë për të rikuperuar aftësitë e mëparshme brenda terreneve të gjelbërta .
Në 6 ndeshjet e para të sezonit është evidentuar një moskoordinim i theksuar me pjesën tjetër të ofensivës i cili nuk i ka lejuar Anthony Martial-it të gjejë ende rrugën e rrjetës .



