Këtë fundjavë, Real Madrid, do të luajë një ndeshje shumë të rëndësishme, sicc është ajo ndaj Girona-s. Këto dy ekipe po luftojnë për titullin kampion këtë sezon dhe do të kërkojnë me ccdo kusht fitoren në përballjen mes tyre.
Praktikisht në këtë ndeshje, madrilënet do të jenë pa qendërmbrojtës. Të gjithë lojtarët që luajnë në këtë pozicion, janë të dëmtuar.
Rudiger, Alaba, Militao dhe Nacho, janë jashtë për shkak dëmtimi, por ky i fundit ka gjasa që të rikuperohet.
Nëse nuk ia del, atëherë në qendër të mbrojtjes, pritet të luajnë Carvajal dhe Tchouameni, ndonëse nuk janë në rolet e tyre.



