
Ish-futbollisti i Kombëtares, Ermal Tahiri, në emisionin “Skaner” në MCN TV, duke folur për situatën e tre skuadrave, Laçi, Kukësi dhe Teuta, që mbajnë vendet e fundit, u shpreh se këto ekipe mund të ngjiten, duke parë që në kampionat nuk ka shumë diferenca.
Më tej, duke folur për Laçin, ai tha se problemi nuk është te mbrojtja, por te sulmi. Sipas Tahirit, skuadra kurbinase është e çekuilibruar.
Janë 6 javët e para ende. Me organikat që kanë, Teuta, Laçi dhe Kukësi, prinim objektiva të tjera. Nga ndeshje në ndeshje, këto ekipet që janë poshtë, me 2 fitore shkojnë lart.
Ziko ka luajtur mbrojtës i majtë me trajner tjetër dhe ka bërë shumë mirë. Ata që kanë ikur, nuk kthehen më. Kemi të bëjmë me dy gjëra. E para është çështja e trajnerit, sa iu merr maksimumin lojtarëve. Në këto 6 javë, Laçi nuk ka qenë ekipi që ne duam te jetë.
Edhe polaku edhe Babatunde që kanë ardhur, kanë pasur kohë pa luajtur. Ka problematikë edhe te mbrojtja. Problemi nuk nis nga mbrojtja, por nga sulmi. I gjithë ekipi është i çekuilibruar.



