
Merkatoja e verës mund të jetë përfundimi i eksperiencës së David Alabas me Real Madridin.
Për austriakun së fundmi disa ekipe nga Premier League dhe Arabia Saudite janë interesuar, i cili ka pësuar një dëmtim serioz në gju në muajt e fundit duke ia vënë seriozisht në rrezik qëndrimin në ‘’ Santiago Bernabeu ‘’.
Prezenca e Antonio Rudiger, rikthimi i Eder Militaos dhe blerja e mundshme e Leny Yoro-s mund t’ia hapin rrugën e largimit ishi-t të Bayern Munchenit.
Dihet se në një kampionat si Arabia Saudite pagesat vijojnë të jenë tunduese dhe jo më kot shumë lojtarë të cilët lanë gjurmë në Europë në të kaluarën e kanë preferuar si destinacion.
31 vjeçari është pjesë e ‘’ Galaktikëve ‘’ prej tre sezonesh, për të cilin historia mund të ndryshojë shumë shpejt.
Në aktualin, David Alaba ka shërbyer me 17 sfida dhe 2 asiste, tek një ekip i cili vijon të jetë protagonist, në Spanjë dhe gjithashtu në Champions League.



