
Te Milani ka nisur puna, për afrimet që do të bëhen në skuadër gjatë merkatos së verës. Kuqezinjtë kanë gati transferimin e parë dhe do të jetë në repartin e sulmit.
Sipas mediave italiane, është mbyllur marrëveshja me sulmuesin belg, Divock Origi. Ky i fundit është në përfundim të kontratës dhe ka arritur marrëveshjen për të kaluar në “San Siro”.
Gjithçka është mbyllur dhe raportohet se lojtari do i nënshtrohet vizitave mjekësore pas finales së Champions League më 28 maj, kur Liverpool përballet me skuadrën e Real Madrid.



