
Egnatia nuk ka humbur kohë, për të gjetur trajnerin e ri. Pas shkarkimit të Edlir Tetovës, klubi rrogozhinas, i ka besuar drejtimin e skuadrës Shpëtim Duros.
Ky i fundit ishte i lirë prej disa muajsh, kur u largua nga drejtimi i Laçit. Duro e njeh mirë kampionatin, pasi në të kaluarën ka drejtuar skuadra si Kukësi, Skënderbeu, Partizani dhe Flamurtari, prandaj tek Egnatia e shikojnë si zgjedhjen e duhur.
Debutimin e tij në stolin e Egnatias, Duro do e bëjë në fundjavë, pikërisht nga ish-skuadrës së tij, Kukësit.



