
Sezoni aktual po e përforcon idenë se Rasmus Hojlund do të jetë një ndër protagonistët e merkatos së verës.
Danezi ka rezultuar përcaktues tek Atalanta, ekip që synon rikthimin në Champions League në sezonin e ardhshëm .
14 gola dhe 5 asiste në 33 sfida, të shoqëruara me një lojë bindëse tregojnë se 20 vjeçari i ka bërë shumë mirë detyrat e përcaktuara nga Gian Piero Gasperini dhe gjithashtu konsiderohet një ndër referentët kryesorë edhe tek Danimarka, kombëtare me të cilën debutoi në shtatorin e 2022 dhe deri në momentin që flasim numëron 5 gola në 4 sfida .
Real Madridi menjëherë ka treguar interes për shërbimet e Rasmus Hojlund, për të cilin bergamaskët kërkojnë të arketojnë 40 milionë euro por s’mbaron me kaq sepse ‘’ Galaktikët ‘’ do të kenë rivalë Juventusin dhe Arsenalin për sulmuesin e ‘’ La Deas ‘’.
Për kryeqytetasit gjetja e një qendërsulmuesi do të jetë një domosdoshmëri në merkaton e verës, sidomos duke patur parasysh se Karim Benzema është në metrat e fundit të karrierës dhe për ta zëvëndësuar ishi-n e Lyonit sigurisht do të jetë një detyrë shumë e vështirë.



