Newcaste përgjigjet për Bruno Guimaraes

Newcaste përgjigjet për Bruno Guimaraes

Ofertat e shumta në adresë të Bruno Guimaraes, tanimë e kanë marrë përgjigjen nga drejtuesit e Newcastles.

Traineri Eddie Howe e konsideron të pazëvëndësueshëm brazilianin, prezenca e të cilit ka rezultuar deçizive gjatë sfidave.

Në janarin e 2022-shit, 26 vjeçari u largua nga Lyoni për të filluar një tjetër eksperiencë në ‘’ St James Park ‘’ dhe në pak kohë u shëndërrua në liderin e mesfushës së bardhezinjve.

Gjatë merkatove të fundit, Liverpooli, Real Madridi dhe Paris St Germain i kanë trokitur në derë por drejtuesit e Newcastles i kanë refuzuar ofertat për yllin nga Rio De Janeiro.

Pavarësisht se ekipi më i pasur në botë momentalisht nuk e ka filluar mirë sezonin, besohet se situata mund të ndryshojë dhe një ndër objektivat është qëndrimi i lojtarëve me peshë në 11-shen e Eddie Howes.

Deri më tani Bruno Guimaraes numëron 29 sfida dhe 1 gol, të shoqëruara me një kontribut të çmuar tek kjo skuadër, e cila aspiron të jetë ndër më të mirat në vitet e ardhshme, në Angli dhe kontinentin e vjetër.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy