Klubi i njohur anglez, Manchester United, është nxjerrë në shitje. Kjo është bërë e ditur nga vetë klubi, nëpërmjet një komunikate në faqen zyrtare.
“Manchester United është duke iniciuar një proces për të eksploruar alternativat strategjike për klubin. Si pjesë e këtij procesi, Bordi do të marrë në konsideratë të gjitha alternativat strategjike, duke përfshirë investimet e reja në klub, një shitje ose transaksion tjetër që përfshin klubin”, thuhet në deklaratën e United.
Klubi është në pronësinë e familjes amerikane, Glazer, prej plot 17 vitesh, të cilët duket se kanë vendosur të heqin dorë.



