Vangelis Pavlidis, objektiv i Barcelonës

Vangelis Pavlidis, objektiv i Barcelonës

 Tre sezonet tek Benfika kanë rikonfimuar cilësitë e Vangelis Pavlidis. Greku ka bërë diferencën në metrat e fundit, i pretenduar nga Barcelona. 

Prej shumë kohësh Joan Laporta në bashkpunim me bordin drejtues kanë nisur planifikimin referuar sezonit të ri dhe prioritet mbetet gjetja e një sulmuesi. 

Pas largimit të Robert Lewandowskit shumë emra kanë qarkulluar në zyrat e ‘’ Camp Nou ‘’ të cilëve i është bashkuar edhe ai i 27 vjeçarit. 

Dihet se traineri Hansi Flick preferon Julian Alvarezin por pengesat për ta transferuar në Katalunjë e kanë detyruar të fokusohet tek një tjetër lojtar.

 Ishi i Az Alkmaarit garanton gola, kontrata e të cilit me kryeqytetasit përfundon në 2029-tën. 

Kapaciteti për të finalizuar dhe mbështetja në metrat e fundit janë dy nga cilësitë e Vangelis Pavlidis i cili në pesë sezonet e fundit i ka kaluar 20 golat. 

Vlera e kartonit momentalisht i arrin 40 milionë eurot, shifër e përballueshme nga Joan Laporta dhe në fakt duhet shtuar se po bëhen përpjekjet maksimale për t’ia vënë pikën kësaj historie. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy