
Bylis u rikthye te fitorja në Kategorinë e Parë, teksa mposhti me rezultatin 4-2 Flamurtarin, në ndeshjen e vlefshme për javën e 31-të.
Vlonjatët e nisën mirë ndeshjen, duke kaluar në avantazh, falë një goli të shënuar nga Idriz Batha në minutën e 12-të.
Megjithatë, kartoni i kuq nga Aldo Teqja në minutën e 22-të, prishi ekuilibrat. Bylis barazoi në minutën e 27-të me Ruçin, ndërsa miqtë rikthyen avantazhin me Podrimcakun në minutën e 30-të.
Pjesa e parë u mbyll me avantazhin e Flamurtarit, ndërsa fraksioni i dytë, ishte një tjetër histori.
Ballshiotët përmbysën rezultatin shpejt, falë golave të Camara në minutën e 48-të dhe Akibu në minutën e 52-të.
Në minutën e 82-të, kishte vend edhe për një gol të Kibe, që vulosi shifrat në 4-2. Me këtë fitore, Bylis mban vendin e dytë me 70 pikë, ndërsa Flamurtari mban vendin e tretë me 55 pikë.



