Sfidë e ashpër në Itali për Alvaro Moratan

Sfidë e ashpër në Itali për Alvaro Moratan

E kaluara e Alvaro Moratas në Itali ende nuk është harruar nga disa ekipe të elitës. Për spanjollin do të zhvillohet një tjetër sfidë shumë interesante ndërmjet Romës, Napolit dhe gjithashtu ish ekipit, Juventusit. Madrileni ka lënë gjurmë në çdo ekip që ka përfaqësuar, pa harruar edhe kombëtaren ‘’ La Furia Roja ‘’. ‘’ Verdhekuqtë ‘’ e Daniele de Rossit pretendojnë përforcimin e metrave të fundit me ishi-n e Chelseat, shumë i rrezikshëm për çdo rival. Ish mesfushori e vlerëson kapacitetin e 31 vjeçarit i cili e ka demostruar edhe në të kaluarën se çfarë është i aftë të bëjë.

Drupal Ad

Napoli gjithashtu ka hasur vështirësi në sezonin aktual, ekip çuditërisht i mbetur jashtë Europës për vijuesin. Tekniku Rudi Garcia ka shprehur se e mirëpret në ‘’ Diego Armando Maradona ‘’ por në listë është edhe ‘’ Zonja e Vjetër ‘’, një kërcënim si për kryqytetasit ashtu edhe për ‘’ Il Partenopei ‘’. Bardhezinjtë do të pretendojnë të rikthehen në majën e futbollit italian dhe jo vetëm, të cilët sidoqoftë e finalizuan sezonin aktual me trofeun e Kupës së Italisë, ndeshje e fituar kundër Atalantës. Merkatoja e verës do të jetë një etapë determinante në karrierën e Alvaro Moratas, i cili ka kontribuar me 21 gola dhe 3 asiste në 48 sfida tek të ashtuquajturit ‘’ Los Colchoneros ‘’.
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy