Interi, interes për Guirassy

Interi, interes për Guirassy

Sulmuesi Serhou Guirassy është shëndërruar në një ndër më të mirët e Stuttgartit në javët e para të Bundesligës, i cili ka kontribuar në sukseset e gjermanëve, skuadër që momentalisht renditet e dyta në tabelë. Golashënuesi nga Arles ka mbrojtur ngjyrat e disa skuadrave modeste gjatë karrierës, si Laval, Lille , Koln, Auxurre , Amiens dhe Rennes dhe tek Stuttgart po përjeton një ndër eksperiencat më të suksesshme. Interesi i ekipeve me emër nuk ka vonuar dhe Interi tanimë ka ndezur motorrët për Serhou Guirassy pasi konsiderohet ideali nga Simone Inzaghi në metrat e fundit. Megjithatë, zikaltërit nuk do të jenë të vetmit pretendentë për shërbimet e 27 vjeçarit, për të cilin do të zhvillohet një sfidë e ashpër gjatë merkatos së verës. Deri më tani shtatlarti i sulmit numëron 11 gola dhe 2 asiste në 7 sfida dhe ndoshta mund të shëndërrohet një ndër protagonistët gjatë kësaj periudhe.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy