
Edhe pse prej vitesh është larguar nga Barcelona Lionel Messi asnjëherë nuk e ka fshehur dashurinë dhe emocionin që ndjen.
Ky klub i ka dhënë shumë sulmuesit, i cili e ndihmoi në rritjen dhe zhvillimin, deri në shëndërrimin në atë që është sot, ndër më të mirët në historinë e futbollit.
Së fundmi 38 vjeçari është parë në shkallët e ‘’ Camp Nou ‘’, i cili ka deklaruar:
“ Do të më pëlqente të rikthehem një ditë, jo vetëm për tu përshëndetur ‘’, ishi-n fjalët e kampionit në fuqi të botës me ‘’ Albicelestët ‘’.
Edhe pse në një ligë si ajo e Major League Soccer, drejtuesit e ‘’ Azulgranëve ‘’ e konsiderojnë ende një vlerë, jo vetëm në anën sportive por edhe në atë komerciale.
Nostalgjia dhe dëshira e madhe për të veshur edhe njëherë fanellën e ‘’ Los Cules ‘’ thuhet se do të shoqërohet me insistimin e presidentit Joan Laporta dhe nuk përjashtohet një huazim përfshirë një rol edhe si ambasador.
Për Barcelonën do të konsiderohej një sukses më vete, duke marrë parasysh kontributin e çmuar të ‘’ La Pulgas ‘’ ndër vite.
Golashënuesi nga Rosario numëron tre sezone me Inter Miamin dhe në çdo të tillë ka patur një rritje të konsiderueshme referuar performancave duke konfirmuar edhe një herë rëndësinë në këtë sport.



