
Arritjet me Milanin me kalimin e kohës ia kanë shtuar vlerat Rafael Leaos. Portugezi konsiderohet ndër talentët më premtues dhe ky fakt nuk mund ti shpëtonte Manchester City-t që drejtohet nga një trainer që i jep shumë prioritet këtij aspekti .
22 vjeçari i ka dhënë rezultatet tek Milani duke e bërë krenar Stefano Piolin dhe të gjithë tifozerinë e zjarrtë të ‘’ Djallit ‘’ . Golat dhe sakrificat me ‘’ Les Gones ‘’ i kanë dhënë të drejtë italianëve të cilët e bënë të tyrin në merkaton e 2019-tës duke ia hapur dyert e ‘’ San Siros ‘’ .
Shumë shpejt luzitani fitoi një rol protagonisti në 11-shen e italianit i cili gjatë një interviste për ‘ Calciomercaton ‘ nuk preferoi të flasë mbi rinovimin për të mos e shpërqëndruar vëmëndjen nga aktualiteti :
“ Nuk e di se çdo të ndodhë në të ardhmen . Mendoj se është ende herët për të vendosur dhe dua të shijoj çdo moment sepse kam fatin të jem pjesë e një klubi shumë të famshëm “ , theksoi Rafael Leao duke evidentuar se duhet të vijojë rrugëtimin me ‘’ Rossonerët ‘’.
I quajturi ndryshe ‘’ Pep ‘’ kërkon domosdoshmërisht të harrojë ‘’ dështimin “ në lidhje me Harry Kane dhe Erling Haaland , për të cilët ‘’ The Citiziens ‘’ akoma nuk e kanë gjetur strategjinë për ti bindur që të udhëtojnë drejt ‘’ Etihad Stadium ‘’ .
Gjithsesi Milani është akoma në kohë për ti mbyllur përfundimisht derën pretendentëve të Rafael Leaos dhe ka një avantash shumë të madh sepse kontrata e golashënuesit nga Almada përfundon në 2024-ten por s’duhet të entuziazmohet shumë sepse një skuadër me të tillë potencial dhe sukses mbi supe mund të surprizojë në çdo moment.



