Mancini prezantohet tek Arabia Saudite: Falënderoj lojtarët që mposhtën Argjentinën

Mancini prezantohet tek Arabia Saudite: Falënderoj lojtarët që mposhtën Argjentinën

Trajneri Roberto Mancini, ka bërë prezantimin tek Arabia Saudite, kombëtare të cilën do e drejtojë pasi u largua nga Italia.

Në fjalët e tij, Mancini tha se falënderon lojtarët e Arabisë Saudite, që mposhtën Argjentinën në Botëror, duke bërë që Italia të mbajë rekordin me 37 ndeshje radhazi pa humbje.

Kam filluar të flas me Federatën në mes të gushtit, është normale që disa nga ndihmësit e mi nuk e dinin këtë situatë dhe tani duhet të zgjidhin situatën në Itali. Ne jemi këtu për momentin, pastaj do të bashkohen të tjerët, kemi kohë të mjaftueshme për të bërë gjithçka.

Dua të falënderoj lojtarët që mundën Argjentinën, duke bërë që Italia të mbajë rekordin e saj të pamposhtur prej 37 ndeshjesh. Mendoj se lojtarët janë përmirësuar shumë në 10 vitet e fundit, ne duam të bëhemi më të mirët në Azi dhe do të duhet punë, por gjithashtu edhe një atmosferë e mirë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy