
Ardit Hoxhaj është rikthye te skuadra e vendlindjes, Flamurtari.
Pas largimit nga Elbasani, sulmuesi do të vazhdojë karrierën në Vlorë. Transferimi u zyrtarizua nga vetë klubi kuqezi, nëpërmjet rrjeteve sociale.

27-vjeçari shihet si një afrim i rëndësishëm për Flamurtarin në Kategorinë e Parë, me synimin për të arritur objektivin madhor, që është rikthimi në Superiore.



