Arsenali, ofensivë për Dani Olmon

Arsenali, ofensivë për Dani Olmon

Pavarësisht sezonit shumë të mirë tek Arsenali sigurisht po përgatiten për merkaton e verës. 

Tek ‘’ Topchinjtë ‘’ duhen patjetër ndërhyrje dhe priten disa largime nga ‘’ Emirates ‘’. 

Martin Odegaard nuk e ka të garantuar vijimësinë dhe Mikel Arteta ka nisur ti bëjë mirë llogaritë. 

Objektiv i spanjollit tashmë është Dani Olmo, ideali për mënyrën se si luan Arsenali. 

Përshtatja në disa pozicione të ofensivës dhe adaptimi i menjëhershëm në disa module loje e bën 28 vjeçarin një element të dëshiruar nga numri një i stolit. 

Dani Olmo konsiderohet tejet i rëndësishëm edhe tek ‘’ La Furia Roja ‘’ e Luis de la Fuentes, me të cilën fitoi edhe Europianin e shkuar. 

Duke patur parasysh cilësitë e ishi-t të Leipzigut adaptimi në Premier League nuk do të ishte i vështirë, edhe pse shquhet si një futboll fizik, i shpejtë dhe tepër taktik. 

13 herë kampionët e Premier Leagues e mirëpresin në Londer, të cilin Joan Laporta nuk e konsideron të pazëvëndësueshëm. 

Nëse do të largohet për tek Arsenali do të ishte një hap i suksesshëm në aspektin ekonomik për Barcelonën dhe për të një aventurë në një ndër kampionatet më të bukur dhe kompetitivë në glob. 

Sezoni i dytë tek ‘’ Blaugranët ‘’ është shoqëruar me 8 gola dhe 9 asiste në 49 sfida, i ndërgjegjshëm se pas dere e pret një ekip elite, në Angli dhe kontinentin e vjetër.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy