Rabiot drejt largimit nga Juventus

Rabiot drejt largimit nga Juventus

Disfata e djeshme në Izrael kundër Maccabi Haifas pothuajse ja ka shuar shpresat  Juventusit për të avancuar për më tej .

Ky sezon konsiderohet ndër më të dështuarit e ‘’ Zonjës së Vjetër ‘’ në lidhje me Champions Leaguen dhe tanimë torinezët kanë filluar të mendojnë për largimet gjatë merkatos .

Adrien Rabiot besohet se do të jetë një ndër lojtarët që s’do të bëjë më pjesë në planet e Massimiliano Allegrit dhe  Paris St Germain shikohet si destinacioni i ardhshëm i 27 vjeçarit.

Rroga e lartë e Adrien Rabiot është një tjetër motiv për ta larguar nga Torino duke qenë se negociatat për rinovimin nuk kanë avancuar me sukses dhe situata kritike e ish rekordmenëve të Scudettos patjetër nxjerr në pah ulje -ngritjet e lojtarëve .

Eksperienca e ishi-t të Paris St Germain me juventinët merr fund në qershorin e 2023-shit por me lojën e zhvilluar nuk  ka mundur ta bindë Massimiliano Allegrin , i cili po përjeton një fillim sezoni , ndër më negativët gjatë eksperiencës tek kjo skuadër .

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy